120 raste te reja dhe 4 viktima nga Covid-19 |Lajme-News

2020-08-04 0

120 raste të reja dhe 4 humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e Covid-19.

Ministria Shëndetësisë bën me dije se betejën me këtë virus e kanë humbur një 58-vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71-vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61-vjeçar nga Durrësi dhe një 67-vjeçar nga Fieri.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë. /tvklan.al SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/